Categories Lajme

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Mirditës, Lleshaj: Rilindja urbane i dha Rrëshenit pamjen që meritonte

Gjatë ditës së sotme është konstituuar Këshilli bashkiak i Mirditës, si dhe është betuar, duke marrë mandatin e dytë, Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj. Pjetër Pjetri është zgjedhur kryetari i ri i këshillit të kësaj bashkie.

I pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është koordinatori i ri politik i qarkut të Lezhës.

Në fjalën e tij, Lleshaj u shpreh besimplotë për vijimin e punës së mirë të bërë gjatë katër viteve të para në Rrëshen dhe më gjerë.

“Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Mirditës dhe betimi për herë të dytë i Ndrec Dedës, si kryetar i rizgjedhur i kësaj bashkie, na bën shpresëplotë, se për katër vitet në vijim, për mirditasit do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe social, dhe kjo, përmes investimeve në infrastrukturë, arsim dhe kulturë. Rilindja urbane i dha Rrëshenit pamjen që meritonte. Programi i 100 fshatrave, duke nxitur gjithëpërfshirjen, do të hapë më shumë dyer në zhvillimin e ekonomisë jo vetëm familjare, por të të gjithë zonës. Për Mirditën që duam!”, theksoi Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME