Categories Lajme

FOTO/ Ja si do të jetë moti i të hënës dhe 4 ditëve të tjera

Zyrtarisht tashmë jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala e parashikimit të motit duhet të ishin reshjet e shiut dhe vranësirat, por ende jo!

Thënë kjo pasi për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike moti në Rajonin e Ballkanit për javën që presim përpara do të jetë i qëndrueshëm, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e Hënë dhe deri ditën e Mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Gjatë ditës së Enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut edhe intervale me diell. Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Java mbyllet me ditën e Premte me motin i cili parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME