Categories Kuriozitete

FOTO/ Kartolina e fundvitit vjen nga Marsi

Agjencia Hapësinore Evropiane nuk shquhet për dhurata, por këto ditë në prag të festave ka shpërndarë një nga fotot me të bukura të vitit, që shumë mirë mund të ishte një kartolinë perfekte urimi.

Një krater i bardhë, i akullt, në sfondin e një shkretëtire të kuqe të ndezur. Nuk është material i Photoshop, nuk është as shtëpia mitike e Babagjyshit. Janë pamjet e vërteta që sonda Mars Express ka dërguar nga planeti Mars, dhe që dëshmojnë madhështinë e kraterit Korolev.

Krateri Korolev, për herë të parë me këtë resolucion të lartë

Me diametër rreth 80 kilometra dhe një thellësi që mund të kapi 2000 metrat, krateri është një depozitë natyrore dhe e përhershme akulli në planetin e kuq.

Pamje të Marsit nga sonda InSight

Për shkak të ajrit që ftohet në kontakt me akullin duke formuar një llojë tape natyrale, akulli nuk shkrihet kurrë, as në verë.

Fotografia e kraterit Korolev, që merr emrin e tij nga një prej shkencëtarëve më të famshëm rus, është në fakt rezultati i një seri fotografish të pjesshme të Mars Express, që ka 15 vjet tashmë që ndodhet në orbitën e planetit Mars.

Planeti Mars, i cili ka kushtet më të përafërta me ato të Tokës, vitet e fundit po vizitohet gjithmonë e me shume nga satelitë dhe sonda që marrin materiale dhe analizojnë të dhënat gjeologjike, e fundit sonda InSight, një laborator i vërtet që premton të ndryshojë radikalisht dijet që kemi për planetin e kuq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME