Categories Lajme

FOTO/ Nga Brazili drejt Durrësit, 652 kg k ok ainë…

Policia Federale Autostradale e Brazilit (Policia Radoviaria Federal) rreth mesditës së 26 tetorit bllokoi dy kamionë TIR të ngarkuara me sojë, që po udhëtonin nga Shteti i Mato Grosso-s për në Porto de Santo (Brazil).

Sipas medias braziliane Correio de Estado në kamionë u kapën 652 Kg ko k ainë e pastër. Dy shoferët 37 dhe 39 vjec nga qyteza e Arroio do Meio u arrestuan për trafik dr oge. Ata do të paguheshin me 25 000 USD secili për të transportuar drogën nga Shteti i Mato Grosso-s në brendësi të Brazilit për në Porto de Santo.Sipas prokurorisë braziliane më pas droga me rrugë detare do të dërgohej në portin evropian të Durrësit. Mesa duket narkotrafikantët brazilianë të kësaj super sasie kokaine nuk ishin njoftuar ende, që drejtori i Autoritetit Portual Durrës kishte dhënë dorëheqjen dhe FSP-ja (Forca e Sigurisë Portuale) nuk mund të garantonte sigurinë e nxjerrjes së d ro gës nga kontejnerët dhe nga porti me metodën e quajtur “Rip-off”! / Gjergji Thanasi- Gazeta IMPAKT/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME