Categories Lajme

“Njerëz të ndaluar”/ Fotot e rralla të ‘armiqve të popullit’, nga vilat e sallonet mondane të aristokracisë europiane, në…

Dashnor Kaloçi/ Publikohen fotot e rralla të disa prej familjeve më të mëdha dhe të njohura të Shqipërisë, që vuajtën për afro 45 vite në kampet e internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasi që nga viti 1944, kur ende nuk kishte mbaruar Lufta, ato u etiketuan si “familje reaksionare dhe armiq të popullit”.

Foto me imazhe të panjohura të “Familjeve të ndaluara”, si: Dosti, Kupi, Mirakaj, Merlika, Mulleti, Frashëri, Çelo, Gjonmarkaj, Kola, Kaloshi, Staravecka, Dine, Dema, Pervizi, Radi, Gjeka, etj., nga barakat e internimit të mbuluara me katrama dhe dritare pa xhama, puna në buqësi e ndërtim, e deri tek gëzimet familjare, si ditëlindjet e dasmat, si dhe ceremonitë mortore në varreza.

Historia e panjohur e pasarëdhësve të ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri, ministrave Hasan Dosti e Kol Bib Mirakaj, diplomatit, Tefik Çelo, etj., ku një pjesë e tyre pasi ishin rritur në vila luksoze dhe sallonet mondane si të aristokracisë europiane, pas ardhjes së komunistëve në pushtet, kaluan për afro gjysëm shekulli të jetës së tyre (në tre-katër breza) në kampet e internimit, duke filluar nga Kruja, Berati, Qyteti Stalin, Kamza, Tepelena, e fushave të Myzeqese, në Gradishtë, Savër, Grabjan, Plug, Bedat etj.

Memorie.al me rastin e 23 gushtit, e njohur si Dita e të Zhdukurve nga regjimet totalitare (naziste e komuniste) në Europë e mbarë botën, sjell  foto me imazhe të rralla të këtyre familjeve, duke filluar nga “koha e artë” e tyre në periudhën e Monarkisë së Zogut dhe atë të pushtimit të vëndit, tek “mizerja komuniste” ku ato kaluan jetën për afro gjysëm shekulli.

Foto 1. Shehriar Frashëri Çelo, (e bija e ish-kryeministrit, Mehdi bej Frashëri), në internim në fshatin Gradishtë të Lushnjes në vitet ’60, në dritaren pa xhama të barakës ku jetonin.

Foto 2. Shehriar Frashëri Çelo, me mbesën e vogël, vajzën e Tefik Çelo. Foto e bërë më 1 maj 1975.

Foto 3 – 4. Edison dhe Elinora Çelo, (vëlla e motër), fëmijët e Tefik Çelo, nipit të Mehdi Frashërit, në internim në fshatin Gradishtë të Myzeqesë.

Foto 5. Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit me bashkëshorten Vexhije, në internim në fshatin Gradishtë, në fillimin e viteve ’70.

Foto 6. Tefik Çelo, nipi i Mehdi Frashërit në internim në fshatin Gradishtë. Foto e bërë në moshën 27 vjeçare, ku ai ende ruan veshjet e shtrenjta të markave europiane, të trashëguara nga babai i tij, Remziu, që nga periudha e Luftës, kur ende nuk kishte përfunduar në internim.

Foto 7. Lek Mirakaj nga familja e njohur e Kol Bib Mirakajt me origjinë nga Puka, (në plan të parë, i ulur) dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës që punonin në ndërtim të objekteve të kooperativave bujqësore.

Foto 8. Moisi Mirakaj dhe Tefik Çelo, gjatë periudhës së internimit. Foto 9. Një grup të internuarish gjatë kohës që punonin në ndërtim: Abdurrahman Kaloshi, Tefik Çelo, Evgjen Merlika, Sherif Kaloshi, Halil Zenuni, Gëzim Bylykbashi etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME