Categories Lajme

FOTO/ Njihuni me njeriun që hodhi i pari në erë, bustin e Enver Hoxhës

Ditët e para të gushtit janë gjithmonë nostalgjike, pasi janë ditët kur shqiptarët në vitin 1990 i hipën anijeve dhe emigruan në Itali. Edhe tani pas 29 vitesh, sërish kujtohen ditët e para të përballjes me demokracinë dhe eksodin e shqiptarëve drejt Europës, pas 50 vitesh izolim. Por sot njeriu i memeve Genc Sejko, ka vendosur të na njohë me një personazh të veçantë.

Njeriun i cili guxoi për herë të parë dhe hodhi në erë një bust të Enver Hoxhës. Diktatura ishte ende në këmbë, edhe pse në grahmat e fundit. Ai është shkodrani Sokol Drrasati, i cili ishte vetëm 19 vjeç kur ndërmorri veprimin e padëgjuar më parë.

Ja çfarë shkruan sot Genc Sejko në Facebook:

Ju prezantoj me Sokol Drrasatin.

Ju edhe mund ta njihni por nuk e dini se kush është ai. Kjo sepse Sokoli ka thjeshtësinë e njeriut që nuk flet për veten.

Me 13 Dhjetor 1990 i riu nga Shkodra hodhi në erë bustin e diktatorit Hoxha. I pari bust i diktatorit që u rrëzua në Shqipëri.

Në moshën 19 vjeçare Sokol Drrasati ‘vrau frikën’.

Në hetuesi Sokoli u torturua disa ditë rresht dhe më pas u dënua me vdekje nga rregjimi komunist. Dënim i cili iu kthye në burg të përjetshëm.

Sot Sokoli punon dhe jeton në Itali sepse ky është raporti që kemi ne me heronjtë tanë.

Unë kam privilegjin ta njoh nga afër. Sot keni mundësinë ta njihni edhe ju.

Faleminderit Sokol për atë që ke bërë për ne! Na fal për atë që nuk e bëmë dot ne për ty!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME