Një nuse u kërkoi katër gjysheve të saj dhe bashkëshortit të visheshin njësoj e madje edhe të mbanin kostume me lule për të në ditën e saj të veçantë. Lyndsey Raby dëshironte që dasma e saj me Tanner Raby të ishte e veçantë për veten dhe familjen e saj, kështu që vendosi të marrë me vete katër gjyshet e tyre si shoqëruese nderi ta shoqëronin dhe të rrinin krah saj. ‘E dija sapo u fejova, doja të shoqërohesha nga gjyshet,’ tha nusja, e cila u martua në Benton, Tenesi.”Ndihesha aq e bekuar që i kisha të gjithë pranë, kështu që dëshiroja që ato të përfshiheshin gjithashtu,” shtoi ajo. Fotografitë e adhurueshme treguan nusen me katër gjyshet për ditën e veçantë, dhe gratë të gjitha mbanin veshur një fustan të zgjatur blu me xhaketa po ashtu me lule blu, mbanin edhe nga një çantë të vogël të bardhë me vete.Gjyshet ishin; gjyshja 90-vjeçare e dhëndrit, Kathleen Brown; gjyshja 76-vjeçare e nuses, Wanda Grant; gjyshja 72-vjeçare e nuses, Betty Brown; dhe gjyshja 70-vjeçare e dhëndrit, Joyce Raby.Për të aksesuar fustanet e tyre blu të lehta, të katër gjyshet morën një kuti të bardhë prej druri për të mbajtur petalet e luleve që hidhnin kur ecnin nëpër rresht. Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

