Categories Showbiz

VIDEO/ ‘Është si vajza ime’, cila është lidhja mes ‘Kaubojsit’ dhe Kejvinës?

Ajo është një modele, ndërsa ai është një ish-deputet ose ndryshe siç preferoi të njihej nga të gjithë, politikani kaubojs. Të dy janë nga qyteti i Lezhës dhe madje kanë edhe lidhje gjaku, janë kushërinj. Bëhet fjalë për Eduart Ndocajn dhe Kejvina Kthellan, të cilët janë gjithashtu një ndër çiftet më simpatikë të Dance With Me Albania 6, fituesit e mbrëmjes së natës së fundit.

Këtë të shtunë ata ishin në studion e “Rudina”, për të folur për këtë eksperiencë të re në kërcim, por edhe për lidhjen e tyre. I pyetur për këtë të fundit, Ndocaj tregoi se përveç lidhjes së gjakut, Kejvina ishte rritur me fëmijët e tij.

“Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kemi bashkëpunuar me të atin. Kejvina është rritur me fëmijët e mi dhe është si vajza ime”, tha Ndocaj. “Po jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, dhe i thërras xhaxhi normalisht“, shtoi modelja.

Ndocaj tregoi më tej se udhëton çdo javë drejt Italisë për të takuar familjen që jeton atje. Nga ana e saj Kejvina tha që kur kishte nisur Dance With Me nuk kishte lëvizur dhe se planifikon që të udhëtojë gjithashtu drejt Italisë për pak ditë, për të takuar familjen. /TV Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME