Categories Lajme

Pas “JO-së” se negociatave, Athina: Mbështesim perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një ditë pasi Këshilli Evropian i tha “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë publike thotë se perspektiva që e ka fillimin në Samitin e Selanikut në vitin 2003, ka për qëllim konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.“Ky pozicion, siç u nënvizua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dje në Këshillin Evropian të Brukselit, mbetet një nga akset kryesore dhe të pandryshuara të politikës së jashtme greke”, thuhet në deklaratë.Më tej në deklaratë thuhet se Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve të rajonit për të përmbushur kushtet e kërkuara për t’u bashkuar me familjen evropiane.“Për ta arritur këtë, ajo i inkurajon ata të qëndrojnë të përqendruar në rrugën e reformave që mund të ndikojnë vetëm pozitivisht në afrimin e tyre me Bashkimin Evropian, por edhe në jetën e qytetarëve të tyre”, thotë ministria e Jashtme e Greqisë.Po ashtu Ministria e Jashtme e Greqisë  u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të zbatuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor për të mirën e rajonit dhe të vetë Evropës.

(Deklarata e Ministrise se Jashtme te Greqise)

/E.Xama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME