Categories Lajme

Plazhi nudist vatër e Covid, autoritetet: Mbani maska

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë ngritur alarmin për një vatër të re të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në një plazh nudistësh në jug të vendit. Të paktën 95 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Cap d’Agde dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë ngritur menjëherë alarmin. Ata u bëjnë thirrje pushuesve në këtë plazh që të zbatojnë masat e distancimit dhe të vendosin maskën.

Resorti nudist, përveç hotelit, përfshin dyqane, restorante, bare, madje edhe banka.

Të hënën e kaluar, në këtë resort u kryen 194 teste, nga të cilat 38 rezultuan pozitivë. Të mërkurën u kryen edhe 244 teste të tjera, nga të cilët rezultuan pozitivë 57 persona. Po ashtu, edhe të premten u testuan 310 persona, ndërsa rezultatet pritet të publikohen në fillim të kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shkalla e infeksionit në resort është katër herë më e lartë se në një fshat aty pranë. Franca po përballet me një valë të dytë të virusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 4900 raste të reja, shifra më e lartë që prej muajit maj. Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran, u shpreh se situata ishte e vështirë dhe se infeksionet po përhapen me shpejtësi mes grupmoshës 20 deri në 40 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME