Të martën nën orën 20:00 në “Air Albania Stadium”, nis sfida mes Tiranës dhe Crvena Zvezdas, e cila qështë e vlëefshme në turin e dytë të Champions Leagues. Ekipi serb ka zbritur nga avioni Air Serbia në tokën shqiptare dhe është nisur me autobus drejt hotelit ku do të akomodohen
Një ndeshje që do të jetë e ndezur edhe për vetë historinë e të dyja shteteve. Crvena ka zbritur në tokën shqiptare duke u shoqëruar nga policia deri te hoteli. Dalja “Vip” e Rinasit ishte rrethuar nga forca të shumta policie të cilat kishin marrë masa për eskortimin e “Yllit të Kuq të Beogradit”.
Në pasditen e sotme do të kenë edhe stërvitjën e parë në “Air Albania”. Vlen të përmendet fakti se ekipi serb ka vazhduar procedurat e lëvizjes pa pasur asnjë vonesë të panevojshme apo incident në tokën shqiptare.

