Categories Lajme

FOTO\ Pusho Shqip!! Pusho pa plastikë!!

Kjo ishte motoja e aksionit të organizuar për të dytin vit radhazi, në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan”. Aksioni kishte për qëllim, jo vetëm pastrimin e disa prej pikave më të frekuentuara dhe më të ndotura në zonë, por edhe sjelljen në vëmendje të vizitorëve dhe përdoruesve të detit, rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme! Është e papranueshme, që në perëndim të parkut, vetëm në gjirin e Dafinës, në një sipërfaqe jo më shumë se 340 m2, të grumbullohen 11 kg mbetje PLASTIKE!!! Mjafton shumë pak për të shmangur këtë situatë! Secili prej nesh, që frekuenton këtë thesar të natyrës shqiptare, duhet të marrë mbrapsht jo vetëm kujtimet por edhe mbetjet që sjell në park!!! Aksioni i zhvilluar, u koordinua nga dhe #Administrata_e_Zonave_të_Mbrojtura_Vlorë, me mbështetjen e dy projekteve për zonat e mbrojtura detare, të zbatuar përkatësisht nga UNDP Albania dhe Shoqata Flag Pine , financuar nga The MedFun , #FFEM dhe #AICS. Falenderim i veçantë shkon për peshkatarët e përgjegjshëm të Qendra e peshkimit Rradhime dhe vullnetarëve, që i bashkohen për të dytin vit nismës! Të gjithë së bashku për një park më të pastër, pasi Parku Kombëtar Detar #KaraburunSazan është parku i të gjithëve! #stopplastikës #zeroplastikë #mbajpastërgjejpastër #karaburunsazan #akzm #adzmvlorë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME