Categories Lajme

Sekuestrohen 30 mijë paund në Rinas,kapet një iraniane me pasaportë të falsifikuar

Ditën e sotme në Rinas është arrestuar një 39-vjeçar i cili nuk deklaroi 30 mijë paund, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe një 27-vjeçare iraniane, e cila qarkullonte me pasaportë të falsifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar. Porcedohet penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30000 paund. Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze.

Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze. Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME