Categories Kulture

FOTO- Restaurohet kisha e Shna Prendes/ Ndreu: E vetmja kishë që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit

Restaurohet kisha e Shna Prendes në Balldre të Lezhës. Kisha, shpallur monument kulture i kategorisë së I në vitin 1984, tashmë do të  jetë një tjetë destinacion për të gjithë turistët. Gjatë përurimit të restaurimit të kësaj kishe ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ku shprehet se kjo kishë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe dhe afresket e gjendura në të janë unikale.

“Kisha e Shna Prendes në Balldre Lezhë është një objekt kulturor dhe historik me vlerë të madhe. Afresket e gjendura aty janë unikale. Është e vetmja kishë në vend që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit, por me shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinçi, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme”, shprehet Ndreu.

“Respekt për Dom Nike Ukgjini, Gjergj Liqejza e shume aktorë të tjerë që bënë të mundur këtë punë kaq të dobishme”, tha Ndreu. Kisha e Shna Prendes në fshatin Balldren të Lezhës është ndërtuar në shek.XII-XIII. Kjo kishë ndodhet në fshatin Balldre, ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë në fshatin Balldre (balli i Drinit) që nga mesjeta me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit).

Ndërtimi i kishës tregon përkushtim dhe funksionin fetar të këtij komuniteti dhe më gjerë në luginën e poshtme të lumit Drin. Ajo i përket tipit Gotik, më vonë kisha pati një restaurim, i cili mendohet që është i vitit 1462 sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës ku shkruhet: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o ZOT shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.

Kjo kishë e stilit romanik ndërtuar mes shek. XIV-XV paraqet një ndërtim drejtkëndësh, mbuluar me qemer të mprehtë. Kisha nga brenda ka qenë e zbukuruar me afreske ku dallon prej të tjerave tek absida “Darka e fundit”.Me të njëjtin lloj harku janë edhe dyert e dritaret origjinale një pjesë e të cilave janë të murosura. Nga gërmimet e viteve 1985-86 në pjesën jugore të kishës janë evidentuar mure dhe një Apsidë, vazhdim i ekzistueses, duke përcaktuar në këtë mënyrë se forma planimetrike origjinale ka qenë e përbërë në dy Anijata dhe dy Apsida.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME