Categories Lajme

Foto\ “Si do ja dalim ?”/ U plagos me thikë në qafë ne Cerrik, flet doktori që mbajti në jetë 16-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, ku një 16-vjeçar u godit me thikë në qafë duke marrë dëmtime të rënda e për pasojë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Për shkak të plagëve, i mituri u soll me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga mjeku Arben Zenelaj i cili u kujdes për fëmijën.

Ai shpjegon se thika i ka shkaktuar dëmtime të mëdha ndërsa jep një mesazh të fortë duke thënë se edukimi i brezit të ri me rregulla të një shoqërie normale është emergjencë kombëtare.

Shkrimi i mjekut:

Nuk ka sodisfaksion me te madh per nje mjek kur rremben nga pameshiresia e vdekjes per ta risjelle ne jete nje pacient, aq me teper nje 16 vjecar ,nga nje demtim shume i veshtire ne qafe me thike i arteries vertebrale qe na ngertheu ne ankthin e :Si do ja dalim?

Nate e veshtire kjo e mbremshmja, te cilen nuk do donim ta kalonim kurre, kur ne cdo moment mendonim se mund te na ikte nga duart nje femije.

Kujdes!Jeta nje here vjen dhe per largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit te ri me rregullat e nje shoqerie normale-emergjence kombetare.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME