Categories Lajme

Termometri do të shënojë 40 gradë, Shqipëria “digjet” nga i nxehti afrikan në fundjavë

Temperaturat e larta do të jenë të pranishme në vend këtë të premte dhe gjatë fundjavës si pasojë e të nxehtit afrikan. Nga 18 qytete, 14 do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius, madje termometri pritet të arrijë edhe 40 gradë në zona të caktuara.

Temperaturat vijojnë si më poshtë: 

Gjirokastra dhe Elbasani e deri në 40 gradë Celcius

Tirana,Shkodra dhe Berati 39 gradë Celcius

Durrësi, Fieri e Saranda 38 gradë Celcius

Lezha dhe Vlora 37 gradë Celcius

Kukësi e Burreli 36 gradë Celcius

Temperaturat maksimale më të ulëta do të regjistrohen në Ersekë me 32 gradë.

E premte, Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të shkojë deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lëhta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente të shkurtra me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

E shtunë, Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërish, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrbeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur

vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

E diel

Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagëshitrës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke

luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi max 40 km/h.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME