Categories Lajme

FOTO/ Unaza e re Lumalas-Melçan-Porodinë në shërbim të zhvillimit bujqësor të Korçës

Një tjetër aks i ri në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural të rajonit të Korçës, do të jetë rruga bujqësore Lumalas – Melçan – Porodinë, e cila i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Tejet e amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, rruga ishte kthyer në një pengesë serioze në transportin e produkteve bujqësore të fermerëve të zonës dhe qarkullimin e mjeteve. Bashkia Korçë, njofton se, tashmë është drejt përfundimit asfaltimi i unazës bujqësore, Lumalas – Melçan – Porodinë, një aks i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore rurale.

Rikonstruksioni i plotë i 3 km rrugë në këtë aks të rëndësishëm, do të përmirësojë lëvizjet e transportit dhe aksesin në tokat bujqësore për banorët e këtyre fshatrave. Ky investim i paraprin degëzimit të parashikuar në një fazë të dytë punimesh, i cili do të lidhë këtë segment me Teqenë e Melçanit. Rruga lehtëson qarkullimin e produkteve bujqësore të zonës drejt qendrave te grumbullimit në Korçë, duke sjellë përfitime për  fermerët të dalin më shpejt në treg, të  fitojnë kohë  dhe të ardhura ekonomike më të larta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME