Categories Lajme

FOTO/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.

Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.

Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.

Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.

43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”. Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.

Mondi Mëhalla ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” në dalje të Elbasanit, një shërbimi taksi “El Taxi” si dhe Hollyëood Lounge Bar.

FOTO/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME