Categories Kulture

FOTO/ Workshop për konservimin e mozaikëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Vijon puna në Atelienë e konservimit të mozaikëve të shkëputur në Parkun Arkeologjik të Apolonisë nën drejtimin e ekspertëve nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Universiteti i Bolonjës, departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Fondacioni Flaminia.

Pjesëmarrësit në Punëtorinë e konservimit të mozaikëve – Apoloni 2019, janë duke ndjekur proceset e dokumentimit dhe konsolidimit të mozaikut, si dhe paneleve të shkëputura në laborator.

Ditën e sotme, grupi i punës është duke përgatitur panelet e reja për vendosjen e mozaikut. Procesi fillon me skicimin e formave të mozaikut, që do i korrespondojë formave të paneleve të rinj, që u prenë sot.

Në ditën e dytë u kryen proceset e dokumentimi fotografik të pjesëve të mozaikut, ndarja më pas në katër seksione (A-D) për t’u përgatitur në vazhdim për vendosjen në panele dhe pastrimi i pjesëve të mozaikut nga papastërtitë.

Të rinj italianë dhe specialistë të sistemit të trashëgimisë kulturore kanë nisur “Workshop-in në restaurimin e Mozaikëve mbi Konservimin didaktik të mozaikut të ambientit 11, sektori D” i cili do të zhvillohet në datat 5-7 nëntor 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME