Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shoqëroi sot për në shkollë dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.
“Vërtet e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni. Trishtim që majori nuk ishte me ne sot por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij”, theksoi Xhaçka.
Ministrja Xhaçka u shpreh se “familja e madhe e Forcave të Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë. Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e efektivëve të FA. Jeni krenari!”.