Categories Lajme

FOTO/ Zbulohen dhuratat që shkëmbyen Trump dhe Vuçiç

Mediat serbe kanë zbuluar dhuratat që shkëmbyen Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Trump i ka dhënë Vuçiçit një stilolaps dhe çelësin e Shtëpisë së Bardhë. Vuçiç tha pas takimit se kreu i SHBA-ve i ka lënë edhe një shënim në një letër ku i thotë se “vetëm ai do të jetë në gjendje të futet brenda Shtëpisë së Bardhë”.

“Ky është një stilolaps që unë kam marrë nga Donald Trump. Vetëm ai ka nënshkruar me të, ndërsa ai më shkruajti një shënim në një copë letër. Kam marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Ai më tha: “Kjo është për ty që të jesh gjithmonë në gjendje të hysh në Shtëpinë e Bardhë”, – shprehet Vuçiç. Ndërsa Vuçiç i kishte përgatitur si dhuratë Trump-it, një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës. “Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, – shkruajnë mediat serbe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME