Categories Lajme

Kryemadhi për marrëveshjen: Një ditë e mirë për Kosovën, hap i madh drejt njohjes reciproke

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cilëson një ditë të veçantë dhe të mirë për Kosovën 4 shtatorin. Kryemadhi ka reaguar me një postim në “Twitter” pas marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Serbisë në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump. Ajo thekson se ky është një hap i madh drejt njohjes reciproke dhe krimit të një klime paqeje e stabiliteti në rajon.

“Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës! Sot SHBA dhe Presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME