Categories Lajme

Fotografi amerikan ka shëtitur me aparat botën, por prej një viti qëndron në Shqipëri

Jaron Johns ka lindur në Kentucky, në një shtet të vogël të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por para një viti veten e gjeti në Shqipëri dhe sot ajo është bërë shtëpia e re e Jaron-it.

“Nuk kisha dëgjuar të flitej për të disa vite më parë, por tani definitivisht kam rënë në dashuri. Është një vend plot me bukuri, që rritet dhe ndryshon dita ditës. Këtu në Tiranë, ajo çka është interesante në lidhje me fotografinë është se asnjë ditë nuk është e njëjtë me tjetrën”, u shpreh Jaron Johns.

Aparatin e parë fotografik, Jaron e bleu pranverën e 2009-es dhe që atëherë filloi të mësonte gjithçka mundej, se si aparati funksiononte dhe si të realizonte foto cilësore. Për pak kohë, arriti të zbulojë të fshehtat e fotofagrafive dhe shihte që me to interesi për botën shtohej.

“E gjeja veten kudo. Nga qytetet e mëdha si San Paolo, Brazil… në fshatrat e vegjël në mes të asgjëje, në Indi dhe me aparatin në dorë dhe pasionin tim doja thjesht të tregoja natyrën njerëzore, se si njerëzit në botë janë. Të memorizoja çastet e lumtura në jetët e tyre, ose ato të trishtuara. Të tregoja historitë e tyre”, tha Jaron Johns.

Udhëtimin e tij përreth botës e ka ndalur për pak kohë në Shqipëri, por ende nuk ka marrë një vendim nëse vendi ynë do të kthehet edhe në të tijin, për vitet në vazhdim./Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME