Këto fotografi të bëra nga e gjithë bota, tregojnë pamjet mahnitëse që ka planeti tokë. Fotografi Tobias Hägg, ka marrë pamje magjepsëse të maleve, shkretëtirës, oqeanit dhe detaje të rëndësishme nga secila.
Hägg ka udhëtuar rreth globit që të gjejë “perspektivën unike të jetës”. Fotografitë e tij, ilustrojnë terrenin e botës, që nga uji i pastër i kaltër deri tek e gjelbra e bukur në shtëpinë e tij në Suedi. Ai ka vizituar Kinën, Norvegjinë dhe Namibinë që ti tregojë botës bukuritë që ka natyra. Ai është i njohur për syrin e detajistit.






