Categories Lajme

Foto\Një jetë në ishull. Nostalgjia por edhe kremtimi i 22 tetorit, 76 vjetori i çlirimit të ishullit të Sazanit

Një jetë në ishull. Nostalgjia por edhe kremtimi i 22 tetorit ,clirimit te ishullit ben bashke ,bashkejetues dhe ish ushtarake që prej vitesh kane jetuar në ishull. 76 vjetori i clirimit të ishullit te Sazanit,shoqata atdhetare Sazani, perkujton këtë ngjarje të rëndësishme historike.

Bashkëjetues ne ishull,te cilet kane perkujtuar edhe një herë këtë ngjarje,ndërsa janë ndalur fillimisht në lapidarin që ndodhet në ishullin e Sazanit ,aty ku perkujtohet kjo ngjarje e rëndësishme në datë 22 tetor,datë e cila shënon edhe clirimin e ishullit. Bashkejetues prej vitesh në ishull,ish ushtarakë qe prej vitesh kanë qene pjese e rendesishme e ishullit ,kane udhetuar nga Vlora,drejt ishullit,aty ku prej vitesh kanë dhënë kontributin e tyre ,një ishull që mbetet padyshim krenaria e Vlorës.

Lapidari që ndodhet në ishull, është një memorial që përkujton 22 tetorin e vitit 2020,ndaj edhe bashkëjetues e ish ushtarake vec vizitës në ishull,kanë dhënë edhe një premtim të madh për të  vijuar dhe përkujtuar këtë ngjarje. Kujtim Bazaj ,kreu I shoqatës atdhetare Sazani ,ka theksuar se ky ishull mbetet krenaria e të gjithë shqiptarëve,vend që nuk duhet lënë në harresë,si nga pushteti qëndror ashtu edhe ai vendor,në ishullin e vetëm në Shqipëri,një vënd strategji,dhe që i takon edhe vetë brezave për të mbajtur të gjalla kujtimet dhe rikthimin në identitet këtë ishull.

Kurora me lule janë vendosur në lapidarin që përkujton 22 tetorin,clirimin e ishullit te Sazanit,76 vjetorin e clirimit te ishullit të përkujtuar këtë vit sërish nga ish bashkejetues dhe ish ushtarakë të ishullit. Kurora me lule,por edhe një vizitë në ishull,nga të gjithë,për të risjellë edhe njëherë në kujtesë,jetesën e viteve në ishullin e Sazanit.

Jo vetëm kaq, por në këtë ngjarje të rëndësishme historike për ishullin eshte promovuarë dhe libri;Sazani,pararoje qe sfjeti;,me autor Petrit Menaj. Një botim që për vetë autorin do të thotë shumë dhe që sjell kujtime dhe vlerat që ka ishulli. 76 vjetori i cilirimit të ishullit është përkujtuar sërish nga ish bashkejetues dhe ish ushtarakë të ishullit,nostalgjik për vitet e kaluara në ishull dhe me shpresën e premtimin se ishulli do të rikthehet sërish në identitet dhe nuk do të lihet nga harresë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME