Categories Lajme

FOTOT/ Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi makina

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit, ku një grua 30-vjeçare e identifikuar si Lavia Gjata, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë.

Sipas korrespondentit të Euronews Albania aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në zonën e Moravës ku makina e tipit “BMW” që po drejtohej nga një 25-vjeçar përplasi gruan me fëmijën e saj.

Gazetari thotë se makina po lëvizte me 60 km/orë kur ka përplasur 30-vjeçaren e cila kishte në krah fëmijën e saj 2-vjeçar ndërkohë këtë skenë të tmerrshme e ka parë dhe bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe nuk ka asnjë rrezik shëndetësor për jetën e tij.

“Shtetasi A. Tafa., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen Lavia Gjata, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja Lavia Gjata, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën”, njofton policia.

“25-vjeçari A.Tafa. është shoqëruar për hetime, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Beratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME