Categories Lajme

FOTOT/ Historia e pabesueshme e 29-vjeçares që vodhi miliona dollarë, duke u shtirur si trashëgimtare miliardere

Seriali më i ri i Netflix, “Inventing Anna”, ka dalë në treg. Historia në fjalë është frymëzuar nga personazhi Anna Sorokina, një 29-vjeçare ruse, e cila mundi të zhvaste miliona dollarë dhe shërbime pa pagesë, nëpërmjet mashtrimit.

Anna bëri bujë, vetëm kur u përball me drejtësinë në vitin 2019, në një gjyq që zgjati rreth një muaj dhe me shumë akuza mbi supe, duke pushtuar me shpejtësi të gjitha mediat ndërkombëtare, aq sa çështja e hapur ndaj saj, u konsiderua e denjë edhe për një skenar filmi. Ajo u dënua me 4-12 vite burg.

Historia e zhurmshme e Sorokinës që në realitet ishte vajza e një kamionisti rus, nisi me zhvendosjen e saj në Nju-Jork dhe me krijimin e një identiteti të ri si Anna Delvey, trashëgimtare e një familjeje të pasur gjermane, e cila gëzonte një pasuri shumë të madhe dhe jetonte mes luksit.

Me këtë histori plotësisht të trilluar, Anna krijoi edhe një rrjete sociale një llogari ku shfaqte jetën e saj luksoze, duke e bërë gjithçka edhe më të besueshme. Ajo shfaqej vetëm në lokale dhe restorante të shtrenjta, kalonte netët në hotele me shumë yje, vishej me firma dhe udhëtonte në destinacione luksi, duke bërë kështu miq me shumë para, të cilët duke i mashtruar, i merrte shuma marramendëse.

Një lloj “influencereje”, Delvey arriti të mashtronte shumë biznese dhe njerëz me pozitë në shoqëri, deri në ditën që të gjitha justifikimet dhe mashtrimet i dolën në pah dhe ajo përfundoi pas hekurave.

Si nisën planet për serialin në Netflix?

Gjatë kohës që ndodhej në burg, Anna arriti të krijonte kontakte dhe të tregonte historinë e saj, për të cilën firmosi edhe një marrëveshje me gjigantin Netflix.

Në 9 episodet e publikuara, 29-vjeçarja luhet nga aktorja Julia Garner, ndërsa pjesë e kastit janë Anna Chlumsky, Katie Lowes, Laverne Cox, Alexis Floyd, Arian Moayed, Anders Holm, Anna Deavere Smith etj.

E mbetur pas hekurave, Anna akoma nuk e ka parë serialin bazuar në jetën e saj, ndërsa shprehet se mezi pret ta shohë. Ajo tregon se me aq sa ka dëgjuar nga persona të tjerë, është e bindur se kujtimet e saj janë shumë më emocionuese në realitet. Madje ajo ka pohuar se është thuajse në fundin e librit ku ka përshkruar gjithçka ka ndodhur në jetën e saj të vrullshme.

Në intervistën e saj për Daily Mail, vajza që trazoi shtresat e larta në Nju-Jork, tregon se nuk është penduar plotësisht për veprimet që ka bërë, por nëse do të kthehej pas, do të kishte gjëra që do t’i bënte ndryshe.

Sipas, CNN, Sorokin ka shpenzuar pjesën më të madhe të shumës prej 320,000 dollarësh që ishte paguar për serialin, për të paguar borxhet në banka dhe gjoba të tjera. BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME