Categories Lajme

Nami me vjedhjet e biçikletave dhe motomjeteve, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, ndersa ne pranga ka rene nje 24-vjecar. Behet fjale per shtetasin me inicialet S.A.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Vidhte motomjete dhe bicikleta, kapet dhe vihet ne p ranga 24-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit h eroinë.

Gjithashtu, u sekuestrua dhe një motomjet i vjedhur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kryente vjedhje motomjetesh dhe biçikletash në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: * S. A., 24 vjeç, banues në Prishtinë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje biçikletash dhe motomjetesh dhe nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 22.01.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit Gj. H.; * Më datë 18.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin në pronësi të shtetasit K. Ç.;

* Po më datë 18.02.2022, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit E. T.  Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME