Categories Lajme

FOTOT/ Lëshoi sinjalin ‘SOS’, shpëtohet mjeti me dy persona në bord në Vlorë, pësoi avari në det

Një mjet lundrimi që ndodhej në vështirësi ka lëshuar sinjalin e alarmit, drejtuar Kapitenerisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mjeti “Francescana” kishte prekur tokën dhe nuk mund të lundronte.

Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar menjeherë sallën operative të kufirit të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e dy personave që ndodheshin në bord.

“Situatë detare në Portin e Vlorës ! Në orën 12:35 Kapiteneria e Portit Vlorë ka marrë informacion nga një qytetar se njē mjet lundrues ishte duke dal në tokë (cekin) për shkak se kishte kallmuar spiranca në afërsi të hotel Bolonjës në lungomare. Menjëherë Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar sallën e kufirit DRKM Vlorë dhe ka shkuar në vendngjarje.

13:10Kapiteneria e Portit Vlorë ka komunikuar me mjetin që ndodhej në avari dhe me një rimorkiator në afërsi të portit për ti dhënë asistencën e nevojshme mjetit në avari. 13:30 Mjeti lundrues 2 FRANCANNA doli nga pozicioni ku kishte rënë në tokë (cekin) pa probleme shëndetësore të personave që ishin ne bord dhe pa dëme materiale për tu akostuar në portin e Vlorës për procedurat e mëtejshme. Ky mjet lundrues me flamur Malaysia me 2 persona në bord kishte hyrë në portin e Sarandës në 02 shkurt 2023 dhe kishte qëndruar deri në datën 15 shkurt 2023 me pas ka mbërritur në datën 17.02.2023 në radën e Vlorës. Siguria e mjeteve lundruese prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kapitenerisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME