Categories Lajme

FOTOT/ Shpërndarja e protestuesve në Zveçan, plagosen nga serbët disa ushtarë të KFOR-it

Pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Operatori i Radios Evropa e Lirë, ka fotografuar disa prej tyre. Në një nga foto shihet mbajtja me barelë e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të ndërhyrjes ku u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

KFOR, ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan, pasi i paralajmëroi që të shpërndahen, por ata nuk u bindën. Protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta dhe kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthim.

Radio Evropa e Lirë raporton gjithashtu se Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e ndërhyrjes së KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME