Categories Lajme

Media ndërkombëtare për Shqipërinë: Ja si ka qënë në 1997-ën dhe si është më 2023-shin!

Në Tregimin e ditës, në Youtube, Rudina Xhunga, tregoi për Shqipërinë e 1997-ës dhe të 2023-shit, në sytë e gazetarëve të mediave ndërkombëtare. Gazetat ndërkombëtare, CNN, BBC, The Guardian, La Republica, në 1997-ën tregonin se Shqipëria ishte në buzë të luftës civile, që kishte rrëshqitur në kaos, që fëmijët shqiptarë kishin marrë armët dhe vrisnin e vriteshin.

Tregonin një kohë, që e kujtojmë shumë mirë, jemi dëshmitarë të asaj kohe. Shumë shqiptarë ikën nga Shqipëria pikërisht në ‘97-ën, nga trazirat e asaj kohe. Dhe bashkë me ta, ra dhe shteti shqiptar. Mos ardhtë kurrë ‘97-ta! Ky është urimi që bëjmë ne! Ndërsa sot, në vitin 2023, të njëjtat gazeta ndërkombëtare, tregojnë për një Shqipëri e cila pret vizitorë, një itinerar i pazbuluar, i mrekullueshëm, i besueshëm dhe fantastik. Kur i shikojmë këta artikuj nuk na besohet që po flasin për ne.

Sërish ndjen emocion, por kësaj radhe është emocion me ngjyra, emocion pozitiv dhe fantastik, për vendin tënd që ka ndryshuar kaq shumë, që po ndryshon dhe do të ndryshojë për shkak të turizmit që rritet edhe sajë, këtyre mediave ndërkombëtare.

Ne po shikojmë përmbytje turistësh në Shqipëri. Në çdo pikë karburanti ka motoristë, në çdo shesh ka të huaj, çdo hotel është i zënë, nuk ka më vende. Janë shumë turistë, që po vijnë ngado dhe presin vetëm që ne t’i mirëpresim. Çdo para e ardhur për turistët është para e ardhur për shqiptarët, çdo e ardhur përmirëson edukatën tonë, mirëqenien tonë, shëndetin tonë, Tiranën tonë, Vlorën tonë, Thethin tonë, Tropojën tonë, Shqipërinë tonë. Ta trajtojmë këtë vit si një vit investimi. Nuk duhet kursyer në rroga, në higjienë, në mirëqenie, në mikpritje, në gjithçka.

Duhet trajtuar si një vit investimi, për ata që do vijnë sivjet, që të vijnë edhe mot. Ne na duhen vizitorët e herës së dytë, herës së tretë. Media ndërkombëtare, me një fuqi të jashtëzakonshme po na i sjell për herë të parë. Për t’i mbajtur dhe rikthyer sërish në Shqipëri e kemi ne në dorë. Shqipëria do të përmbytët nga turistët këtë vit. Nuk ka asnjë shans të ndodhë ndryshe. Por duhet të punojmë këtë vit, edhe për vitin tjetër e shumë të tjerë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME