Categories Lajme

FOTO+VIDEO\ Moti i keq, rrëzohen pemët në Pyllin e Sodës, bashkia Vlorë: Në orët në vijim do ketë stuhi të forta

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka bërë që në Vlorë të rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë këtë të enjte, shtylla e tensionit të lartë që është rrëzuar furnizonte me energji elektrike Pashalimanin dhe antenat e një kompanie celulare.

Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ana e OSHEE-së Fier. Për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës ka pasur erë të fortë në orët e fundit. Moti i keq ka përshkallëzuar në qytetin e Vlorës duke shkaktuar dëme materiale, rrëzim pemësh dhe shtyllash tensioni.

Era e fortë ka pasur intensitetin më të lartë rreth orës 13:00 duke shkaktuar mjaftë dëme.Në pyllin e sodës janë rrëzuar disa pemë duke bllokuar aksin kryesor rrugor dhe duke ndaluar qarkullimin për rreth 60 minuta. Ndërsa në fshatra të njësisë administrative janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë duke bërë që fshatra si Radhima, Tragjasi, Dukati, Zvërneci etj., të mbesin pa energji.

Gjithashtu lundrimi vijon të jetë i pezulluar në Vlorë Bashkia e Vlorës dhe institucionet bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe kujdes të veçantë në qarkullim rrugor. Autoritetet kanë raportuar sërish edhe për një zjarr të qëllimshëm sot në fushën e grumbullimit të mbetjeve.

Stuhi te forta do të intensifikohen në  vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në Facebook”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME