Categories Lifestyle

Franca krijon copën anti-viirus për sediljet e transportit publik

Në mes të pandemisë, transporti publik është më shumë se kurrë shqetësim i të gjithëve për qytetet dhe banorët e tyre. Në Francë, një kompani e specializuar në pëlhurat vetë-pastruese dhe njollave rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Prej disa viteve ajo ka zhvilluar materiale të veçanta në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë, por kohët e fundit, kompania franceze ka krijuar një material dezinfektues, i aftë të eliminojë pothuajse 100%  ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Jérome Blanc, president i Trajet tha se katalizatori në indet e copës aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë. Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen kompozimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Falë dritës natyrale ose artificiale, ky material është i aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë. Testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë treguar efektivitetin e kësaj cope.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME