Presidenti francez Emmanuel Macron pak momente më parë ka njoftuar se tashmë lëvizja e francezëve do të jetë e kufizuar. Macron ka thënë se është marrë vendimi që përgjatë orëve 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk do të ketë lëvizje. Ky vendim është marrë si pasojë e frikës së shpërthimit të një pandemie të dytë.
Presidenti francez ka deklaruar gjithashtu se vendi mund të futet në gjendje emergjencë, për shkak se vetëm 24 orët e fundit janë shënuar 22.951 raste të reja infektimi. Shtetet europiane po qëndrojnë në ankth ditët e fundit si pasojë e shtimit të rasteve, teksa më herët Holanda ndaloi lëvizjet pas orës 22:00, ndërsa Spanja mbylli lokalet për 15 ditët e ardhshme.
