Categories Lajme

Franca vendos Shqipërinë në listën jeshile, ja vaksinat që njihen

Franca ka lehtësuar masat kufizuese për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Tashmë Franca e ka kaluar Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik të ulët të infektimeve me Covid. Drejt këtij vendi mund të udhëtojnë edhe personat e pa vaksinuar, mjafton  të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Tirana International Airport nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se në Francë gjithashtu mund të udhëtojë i lirë çdo qytetar që është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ndërsa vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Njoftimi:

Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen. Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.

Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara. Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen. Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion). Ju falenderojmë për bashkëpunimin, Tirana International Airport

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME