Categories Lajme

Vlorë/ Me shpejtësi skëterrë, mori para makinën e familjes Gushi, ky është Audi i Igli Madanit

Igli Madani raportohet se ka qenë shoferi i mjetit Audi që shkaktoi aksidentin tragjik sot në autostradën e Vlorës. Në rrjetet sociale janë dhe foto e mjetit që mëngjesin e sotëm lëvizte me shpejtësi skëterrë drejt qytetit bregdetar. Siç shihet nga pamjet, mjeti me targa AA 107 XX është një Audi i viteve të fundit dhe një prodhim tepër luksoz.

Mjeti i drejtuar nga i riu Igli Madani, mori përpara një mjet tjetër tip Toyota ku udhëtonte një familje nga patosi, e cila ditët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe sot do të shkonte për pushime në Vlorë. Ndërruan jetë 4 anëtarët e familjes Gushi, Eduart Gushi dhe Silvana Gushi, dhe dy vajzat e mitura të çiftit, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur tre shokët që udhëtonin me Audi: Igli Madani, Glori Selimi dhe Fabi Lamaj.

Si ndodhi aksidenti në autostradën e Vlorës Makina tip Toyota ku udhëtonte familja me katër anëtarë që fatkeqësisht mbetën viktima, kishte disa ditë që kishte ardhur nga Greqia dhe sot po udhëtonin drejt Vlorës për të kaluar fundjavën. Në vendin e quajtur “Kripa”, në Panaja, ata janë goditur nga pas nga një mjet tip Audi A6. Të dy mjetet, ai me viktimat dhe Audi lëviznin me drejtim qytetin bregdetar.

Shpejtësia e lartë dyshohet se ka qenë shkak për aksidentin që i mori jetën katër anëtarëve të familjes Gushi nga Patosi. Nga përplasja e fuqishme, mjeti Toyota është shkatërruar i gjithi, ndërsa vetë Audi ka dalë nga rruga dhe ka ecur për dhjetëra metra, ka thyer një shtyllë elektrike dhe ka përfunduar në kanal.

Aq shpejt ka qenë duke lëvizur mjeti tip Audi, saqë kur ka rënë në kanal, ka hapur një gropë të madhe në tokë, shkruan newsbomb.al. Tre të rinjtë që udhëtonin me të, ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME