Categories Sport

Perez: Superliga Evropiane nuk ka dështuar

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez theksoi se Superliga Evropiane nuk ka dështuar dhe beson se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e situatës së futbollit që siç thotë ai, po vdes.

Projekti i Superligës u njoftua më herët këtë vit me 12 klube themeluese. Protestat vijuese nga tifozët bënë që nëntë klube të përfshira të braktisin këtë Superligë brenda 48 orëve, përderisa Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi janë të vetmet klube që nuk janë larguar.

Dhe, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez vazhdon të tentojë ta “rikthejë” në jetë, duke thënë se UEFA nuk mund të bëjë asgjë për ta parandaluar këtë. “UEFA nuk mund të bëjë asgjë ndaj njerëzve dhe klubeve të përfshira” – tha Perez. Ai më pas tregoi se nuk ka folur më me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

“Nuk kam biseduar më me të. Por, nuk është e mundur që ne të gjithë të humbasim para dhe Ceferin të fitojë. Ka njerëz që kanë privilegje dhe duan t’i mbajnë ato përderisa futbolli po vdes” – tha Perez. Perez sqaroi ekskluzivitetin e kësaj lige dhe tha se kjo shënjestronte klubet me më së shumti tifozë.

“E kemi thënë se duhet të jenë ekipet me më së shumti tifoze. Nuk e përjashtojmë asnjë, por është e qartë se nuk mund të hyjnë të gjithë. Roma vs Sampdoria ka më pak interes se Manchester vs PSG. Asgjë nuk ka dështuar. Ne kemi punuar për dy vite, 12 ekipet me formatin që zgjidh situatën e futbollit që po e humb interesin, që po vdes” – përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME