Vënia e një maske sanitare do të jetë e detyrueshme nga e hëna në disa zona të mbipopulluara në Paris, sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet lokale sot. “Të gjithë treguesit tregojnë se virusi po qarkullon sërish, në mënyrë më aktive, në rajon”, thanë autoritetet. Njoftimi nuk jep hollësi se për cilat zona bëhet fjalë. Vënia e maskës do të jetë e detyrueshme për personat mbi 11 vjeç dhe hyn në fuqi nga e hëna në 08:00, me orën lokale.
Categories
Lajme
FRANCË – Maska sanitare e detyrueshme në disa zona të Parisit
