Categories Lajme

Kursi i këmbimit në një javë/ Euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 0.33 dhe 0.89 lekë

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 1-8 gusht,  Leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro nga e hëna deri në fundjavë u zhvlerësua mesatarisht me 0.33 lekë, duke zbritur në kuotën e 123.62  lekëve në fundjavë, kundrejt vlerës 123.95 lekë që ishte ditën e hënë.

Gjatë kësaj jave edhe monedha e gjelbër amerikane pësoi rënie të ndjeshme me 0.89 lekë në 7 ditë. Dollari amerikan këmbehet me 104.72 lekë nga vlera 105. 61 lekë që ishte në fillim të javës. Ndërsa franga zvicerane dhe paundi britanik regjistruan zbritje të lehta të vlerës kundrejt Lekut, përkatësisht në kuotën e 114. 60 lekë nga 115.45 lekë dhe 137.05 lekë nga 137.31 lekë që ishte në fillim të javës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME