Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor. “Freaking Me Out”, e cila është një këngë e zhanrit RnB.
Ditën e sotme këngëtarja së bashku me këngën ka publikuar edhe me klip, i cili tashmë gjendet i disponueshëm në kanalin YouTube. Ajo hap pas hapi po rritet si një yll në skenën muzikore botërore dhe me këngët e saj ka zënë një vend të rëndësishëm, duke fituar simpatinë e miliona fansave.
Ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm “Slow Dance”, në bashkëpunim me AJ Mitchell, që u prit mirë nga publiku. Këngëtarja shqiptare ka shënuar suksese të shumta këtë vit, teksa është nominuar për çmime në disa nga ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës si MTV Video Music Awards, MTV EMA, etj.