Categories Lajme

Frika nga koronavirusi, “blindohen” kufijtë detarë e tokësorë. Dyfishohen stafet mjekësore

Asnjë person i dyshuar me koronavirus nuk ka hyrë në Shqipëri përgjatë orëve të fundit. Ose të paktën nuk e kanë zbuluar stafet mjekësore të vendosura në të gjitha pikat kufitare të vendit ku ka nisur të zbatohet plani i përforcuar kundër përhapjes së koronavirusit.

Udhëtarët nga deti kontrollohen për gjendjen shëndetësore në tragete para se të lejohen të zbresin në portet shqiptare, si pjesë e masave të forcuara kundër përhapjes së koronavirusit.

“Na kontrolluan.”

Këtë të hënë në portin e Durrësit  hynë rreth 500 persona, nga të cilët askush nuk rezultoi i dyshuar.

“As panik, asgjë. Gjithësecili në punë të vet”.

Shumica e pasagjerëvë vinin nga qytete italiane ku thonë se nuk kishte panik edhe pse bilanci i virusit ka shkaktuar një situatë frike.

“Këtu kemi frikë nga tërmeti, atje nga virusi”.

Fluksi konsiderohet normal nga autoritetet e portit, të cilët theksojnë se kanë marrë masat për çdo situatë që mund të paraqitet.

“Nuk ka fluks të personave që hyjnë në vendin tonë”.

Plani i forcimit të masave që përfshin edhe dyfishimin e personelit shëndetësor ka nisur të zbatohet në të gjitha pikat kufitare tokësore nga veriu në jug.

Nje grua e kthyer nga Milano, një prej qyteteve të prekura iu nenshtrua kontrollit në Muriqan e nxori të pastër.

“Vi nga Milano, nuk kemi pasur kontrolle të tjera. Kemi qenë shumë mirë.”

Kontrollet janë forcuar në të tre pikat kufitare me Greqinë në qarkun e Korçës.

Udhëtarëve u matet temperatura dhe pyeten sipas procedurës të caktuar për vendet që kanë udhëtuar së fundmi.

Në Kapshticë, Qafë Thanë e Tushemisht, asnjë nuk ka rezultuar i dyshuar.

“Ka qenë vetëm një kineze që jeton në Gjermani, nuk ka pasur asnjë shenjë.”

Asnjë person i dyshuar nuk ka hyrë në Shqipëri edhe nga Pika kufitare e Qafë Botës në Sarandë.

Ndonëse nuk kanë fluks të lartë të lëvizjeje, ekipet mjekësore janë dyfishuar edhe në pikat e vogla kufitare me Kosovën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranë dhe hodhën në rezervuar Martin Çeçon në Kolanec, jepet dënimi për 4 të akuzuarit

Gjykatat e Korçës ka shpallur fajtorë 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

867 milionë lekë për bizhu dhe veshje, si Erion Veliaj ra në “rrjetën” e SPAK prej blerjeve të Ajola Xoxës

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Erion Veliajt të bërë mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Numërohen 99% të votave në Kosovë, opozita ka më shumë deputetë se pushteti aktual

Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri\ Plagoset me thikë 33-vjeçari në fshatin Hoshtimë të Vlorës

Një 33-vjeçar është plagosur sot me mjet prerës në fshatin Hoshtimë të Vlorës. I plagosuri…

LEXO ME SHUME