Categories Lajme

Vranë dhe hodhën në rezervuar Martin Çeçon në Kolanec, jepet dënimi për 4 të akuzuarit

Gjykatat e Korçës ka shpallur fajtorë 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022. Valter Mollaj, Edlir Mollaj, Martina Pajollari dhe  Blendi Angjo janë dënuar me akuzën e vrasjes me paramendim

“Vrasja e Martin Çeços është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022. Prokuroria, ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Gjykata ka dhënë këto dënime:

* Valter Mollaj: 25 vjet burg

* Edlir Mollaj: 23 vjet burg

* Martina Pajollari: 20 vjet burg

* Blendi Angjo: 15 vjet burg,

Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim”, njofton Gjykata.

Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.

Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, dhe nuk janë siguruar materialet nga kompania “Meta”, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME