Categories Lajme

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, pajisje elektronike.
Kontrabandoi nga Gjermania, 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, për llogari të djalit të pronarit të kamionit që drejtonte, vihet në pranga 43-vjeçari.
Në pranga dhe shtetasi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet.
Sekuestrohen pajisjet.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, Policia Kufitare e portit të Durrësit finalizoi operacionin policor të koduar “Porosia”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit A. U., 43 vjeç, dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të shtetasit A. H. (djali i pronarit të kamionit që drejtonte shtetasi A. U., dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME