Categories Lajme

867 milionë lekë për bizhu dhe veshje, si Erion Veliaj ra në “rrjetën” e SPAK prej blerjeve të Ajola Xoxës

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e Erion Veliajt të bërë mesditën e sotme, duke treguar skemën sipas së cilës dyshohet se kryebashkiaku me bashkëshorten e tij kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në nëntë raste.

Teksa për kryetarin e bashkisë së Tiranës është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, për Ajola Xoxën “arresti shtëpiak” nuk është ekzekutuar pasi ajo gjendet në Romë, referuar sistemit TIMS.

Por, si ka mundur SPAK të identifikojë kundërligjshmërinë e çiftit Veliaj – Xoxa?

Referuar njoftimit zyrtar të këtij institucioni të drejtësisë në vend, janë siguruar prova të mjaftueshme se Ajola Xoxa për katër vite ka bërë blerje online duke shpenzuar plot 867 milionë lekë për bizhu dhe veshje. E pikërisht këto shpenzime nuk janë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë së Tiranës dhe personave lidhur me të.

“Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME