Categories Lajme

Frutat tek bebat 4-6 muajsh

Frutat jane ushqimi i pare qe i prezantohet nje bebi 4-6 muajsh. Natyralisht te embla, ashtu si qumeshti i gjirit apo formula, ato jane te pasura me vitamina dhe minerale te domosdoshme per nje femije. Muajt e pare frutat prezantohen ne formen e purèse dhe nje nga nje, pra pa i perziere me njera tjetren. Kjo per arsye se femija duhet te mesohet me shijen e seciles prej tyre. Nje tjeter arsye shume e rendesishme eshte identifikimi i alergjive: nje lloj fruti duhet dhene per 3 dite me rradhe, kohe e cila eshte e mjaftueshme per te pare sesi reagon organizmi i vogel ndaj tyre.

SA FRUTA DUHET TE KONSUMOJE NJE BEBE 4-6 MUAJSH

Duke qene se ushqimi me luge eshte nje eksperience e re per femijen, heret e para mund te pranoje vetem 1/2 ose 1 luge gjelle! Mos insistoni per me teper! Me pas vazhdoni me 2 luge gjelle (sasi normale), duke kaluar gradualisht ne 3 luge apo 4.

MOLLA

Nje nga frutat e pare fare qe i prezantohet nje bebi. Purèja e molles duhet te pregatitet me molle te kuqe ose te verdha. Ato permbajne vitamine C dhe fibra, te cilat jane te domosdoshme per rritjen e tyre.
Pregatitja: 1/4 molle e lajme shume mire, e qerojme dhe e presim ne copa te vogla. E ziejme ne avull per rreth 15 minuta apo ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. I kalojme copezat e molles ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen.

AVOKADO

Avokado eshte e pasur me acide yndyrore omega 3 te cilat ndihmojne ne rritjen e femijes. Ky frut nuk kerkon gatim, dhe mund te bashkohet shume mire me fruta te tjera si per shembull me purène e bananes.
Pregatitja: 1/4 avokado te pjekur shume, e lajme, e qerojme dhe e presim ne copa te vogla. E shtypim tulin me ndihmen e nje piruni dhe shtojme pak uje ose qumesht derisa te arrijme trashesine e deshiruar te purèse. Kremi i avokados duhet te konsumohet menjehere.

BANANE

Banania eshte ushqimi perfekt per femijet, e pasur me potasium dhe fibra. Ajo eshte e njohur si ushqimi qe eleminon aciditetin e tepert ne stomak dhe tretet lehtesisht.
Pregatitja: 1/4 banane te pjekur shume, e shtypim me dhembet e nje piruni derisa ta reduktojme plotesisht ne purè. Shtojme nje luge gjelle uje ose qumesht per ta bere me te lemuar dhe te holle. Kremi i bananes duhet patjeter te konsumohet menjehere.

DARDHA

Pureja e dardhes eshte e pasur me fibra.
Pregatitja: 1/2 dardhe te pjekur shume, e lajme shume mire dhe e qerojme. I heqim berdhamat dhe e presim ne copa te vogla. E ziejme ne avull per rreth 10 minuta ose ne pak uje derisa te zbutet. I kalojme copezat e dardhes ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen.

KUMBULLA

Kumbulla eshte e pasur me fibra dhe lufton ne menyre natyrale kapsllekun tek femijet. Ka nje shije te embel dhe pak te tharte, dhe mbase femija nuk e pelqen qe me heren e pare. Per kete purè duhen perdorur kumbulla lejla.
Pregatitja: 1 kumbull te bute e lajme shume mire, e presim ne copa dhe e ziejme ne avull per rreth 10 minuta apo ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. E kalojme tulin ne mikser derisa ta reduktojme ne purè dhe shtojme uje nese eshte e nevojshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME