Categories Lajme

Hije dyshimi në tenderin e ri për Unazën, kriteret paracaktojnë fituesin

Pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive ‘Biba X’ dhe ‘DH Albania’ për shkak të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e firmës mëmë të ‘DH Albania’ ‘Dunwell Haberman’ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 Dhjetor garën për të njëjtin segment të unazës së madhe. Në shpalljen e parë njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit.

Por ajo që bie ne sy edhe në rihapjen e garës së dytë, kriteret e vendosura nga prokurimet duket se percaktojnë që në fillim operatorin fitues dhe lënë hapësirë sërish për afera korruptive. News24 ka zbuluar dokumentin ku shihet  se një nga keto kritere është kerkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Lidhur me këtë kërkesë rezulton se makineritë e kërkuara nuk janë në raport me zërat e punimeve që parashikohen të kryhen. Këtë e tregon qartë edhe kjo tabelë.

Në piken 13 per mjetet e punës kerkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton. Por sipas subjekteve qëkerkojnë të

marrin pjesë në garë në preventivin e punimeve tek zëri i punës thuhet se nga ana teknike për të terhequr trarë me gjatësi 34 metra linear që do të pëdoren për projektin do të mjaftonte një autovinç me një kapacitet deri në 210 ton. Këtu lindin edhe dyshimet e operatorëve për një garë sipas tyre jo transparente. Burime nga drejtoria e pergjithshme e transportit rrugor thonë per News24 se në vendin tonë një mjet i tonazhit  me kapacitet 450 ton nuk gjendet.

Sipas po të njëjtave burime mjeti më i rëndë që ka hyrë në doganat shqiptare është vetëm 10 ton por që nuk dihet kapaciteti mbajtës i tij pasi dogana regjistron vetëm peshën e mjetit dhe jo kapacitetin. Ky kriter thonë operatorët jo vetëm veshtirëson pjesëmarrjen në garë por duket që në fillim se përcakton dhe fituesin e garës.

Kërkesa e prokurimeve për një mjet me kapacitet 450 ton duket absurde pasi sipas ekspertëve tërheqja e trarëve prej 34 metra linearësh që do të përdoren për lotin e parë të unazës së madhe mund të realizohet edhe me nje vinç me një kapacitet maksimumi deri në 210 ton. Atëherë lindin pyetjet se cila është arsyeja e kërkesës për vinça të tonazhit më të rëndë sesa nevoja për realizimin e vepave të artit në lotin e parë të Unazës së madhe nga pallati me shigjeta deri tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja? Pse njësia e prokurimit vendos kritere diskriminuese te cilat demtojne konkurrencen dhe pengojne operatoret ekonomik te interesuar te marrin pjesëne garë?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME