Sistemi i banorëve të zonave rurale të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duket se do të jetë sfida e qeverisë, pasi për zonat urbane rruga është e qartë. Kryeministri Edi Rama tha se do të identifikohen dhe ndahen në dy grupe këta banorë, ata që duan të ikin nga fshati dhe të sistemohen në apartamente dhe ata që duan të rrinë. Për kategorinë e parë pati dhe një paralajmërim, nëse duan apartamentin duhet të dorëzojnë tokën.
Edi Rama: Të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për zonat urbane vizioni dhe rruga është shumë e qartë. Te zonat rurale duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin. Ti fusim në pjesën që do të stabilizohen në apartamente. Nëse do të ikin do të dorëzojnë tokat.Historitë që do të marrim një apartament dhe do të mbajmë dhe këtë tjetrën nuk do të funksionojë.
Duhet të kemi shumë kujdes nga këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi talent të veçantë.Ata që do të rrinë të gjithë duhet të futen nëpër tenda dimërore.E kemi diskutuar dhe në tryezën e presidentit, tendat të jenë tenda ku mund të jetohet për këtë periudhë.
Kam folur me presidentin eTurqisë dhe shpresoj shumë që të kemi një ndihmë konsistente me tenda. Janë vendi që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzimit. Kanë qenë shumë të gatshëm dhe besoj se do të marrim një sasi. Edhe nga Japonia do të sjellin tenda.