Categories Lajme

‘Fshehje pasurie dhe arrogancë’, Ja pse u ndëshkua prokurori i VIP-ave Ramadan Troci nga Kolegji i Apelimit

TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) vendosi në 15 nëntor të vitit të kaluar të shkarkonte nga detyra prokurorin Ramadan Troci, i njohur edhe si prokurori i ‘VIP-ve’, për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat. Troci u shkarkua kryesisht për fshehje pasurie, ku përpos të tjerave, KPK ngriti dyshime se kishte në pronësi edhe një apartament luksoz në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, të cilin e kishte arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Troci kundërshtoi të gjitha gjetjet e KPK në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të shkarkimit. Troci pretendoi se nuk kishte lidhje me këto pasuri që KPK ia atribuonte atij. Kolegji i Apelimit, në tetor të këtij viti, vendosi të linte në fuqi vendimin e KPK, duke vulosur kësisoj shkarkimin e Ramadan Trocit, i cili për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Shqiptarja.com publikon arsyetimin dhe konkluzionin e Kolegjit të Apelimit për Trocin. Sipas trupës gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj dhe Luan Daci, Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut. “Në vlerësimin e Kolegjit, jo vetëm përfitimi në mënyrë të padrejtë i pasurive, por edhe ekspozimi me arrogancë i marrëdhënies me to, siç është jetesa në një banesë apo përdorimi i një automjeti që shkojnë përtej mundësive financiare të ligjshme e të pritshme të tij, është një fakt që prek dhe cenon besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendim. Sipas Kolegjit, pjesë e kësaj arrogance që konceptohet se vjen nga pushteti, në sytë e publikut është edhe pasurimi dukshëm i familjarëve të tij, qoftë nëpërmjet shkeljeve të ligjit të pranuara nga subjekti në rastin e vëllait të tij, qoftë nëpërmjet përftimeve të dyshuara si një trafik i mundshëm interesi në rastin e kunatit të tij dhe aktivitetit të tij në fushën e shfrytëzimit të minierave. Kolegji arsyeton se “trajtimi i këtyre të dhënave merr relevancë në rastin konkret pikërisht për shkak të përfitimeve të pashpjegueshme në masa të larta dhe mënyrës e faktit se si subjekti i rivlerësimit i ka parashtruar ato, si edhe për faktin se ato kanë ndodhur e janë realizuar gjatë kohës që subjekti ushtronte funksionin e prokurorit”. Sa i takon anës profesionale, Kolegji thekson se puna e Trocit ka qenë aq e dobët saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve.

“Konkludohet se aktiviteti profesional i subjektit të rivlerësimit është i shoqëruar me njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime ose një model pune aq të dobët, saqë ka rrezikuar apo cenuar të drejtat e qytetarëve, për pasojë ai konsiderohet si i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin e prokurorit, sipas parashikimit të nenit 44, germa “c” e ligjit nr. 84/2016. Për shkak të këtij konkluzioni, Kolegji vlerëson se subjekti gjendet në kushtet e parashikuara nga neni 61, pika 4 e ligjit nr. 84/2016, duke plotësuar në këtë mënyrë një nga rastet e parashikuara për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendimin e Kolegjit.

( Kliko këtu ) vendimi i plotë i KPA për Ramadan Trocin

m.v./b.ha./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME