Categories Lajme

Fshihen emrat në gjuhën greke nga tabelat në jug, acarohet Vangjel Dule

Ditë më parë u denoncua fakti, se në disa zona të vendit tonë kishte disa tabela orientuese në rrugë, që kishin të vendosur gjuhën greke të parën e më pas atë shqipe. Kjo duket se ka nxitur shqiptarë të disa prej zonave ku besohet se ka minoritarë grekë, të fshijnë udhëzimin në gjuhën greke, ndonëse në rastin e denoncuar ato ndodhen pas asaj shqipe, çka nuk përbën shkelje. Ndërkohë aktualisht që diskutohet projektligji për minoritetet dhe njohja e tyre si të tillë edhe me 300 persona, kreu i PBDNJ Vangjel Dule denoncon një ngjarje të ndodhur në Finiq. Sipas tij ajo po nxit po urrejtje etnike.

Dule shkruan në “Twitter” se prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke dhe ky fenomen nuk ndodh për herë të parë. Për kreun e PBDNJ kjo është një vepër penale dhe shton se pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë.

Dule i bën thirrje siç e quan ai spektrit evropian të politikës, opinionit të shëndoshë publik dhe medias që së bashku t’i presin rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre. – “Prej ditësh, në shumicën e tabelave dygjuhëshe, të vendosura nga autoriteti rrugor përgjatë rrugës nacionale që përshkon bashkinë Finiq, janë fshirë emërtimet në gjuhën greke, gjuha amëtare e pjesëtarëve të minoritetit etnik grek. Ky fenomen nuk ndodh për herë të parë”, tha Dule.

“Dhe megjithëse një akt i tillë:1)përbën vepër penale2)shkel frymën dhe germën e legjislacionit vendas dhe konventave ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve3)dëshmon dhe nxit urrejtje etnike, pushteti vendor hesht, drejtësisë nuk i shkon ndërmend, qeveria mbyll sy dhe veshë”. Thirrja jonë për spektrin sinqerisht evropian të politikës, opinionin e shëndoshë publik dhe mediat është që së bashku tu presim rrugën një herë e përgjithmonë fenomeneve të tilla, autorëve dhe frymëzuesve të tyre,”-  u shpreh Vangjel Dule.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME