Categories Lajme

Skoci, humbet gjurmët, Apeli, për të gjetur të riun shqiptar (Emri/ Foto)

Policia skoceze bën apel për ndihmë, në përpjekje për të gjetur shtetasin shqiptar Iren Muça, pasi ai u zhduk në qytetin Renfreëshire. Iren, shqiptar dhe flet pak anglisht, është parë për herë të fundit në Rrugën Christie të qytetit rreth orës 02:30 të së shtunës.

Ai përshkruhet me tiparet dhe me veshjen e fundit, para se të zhdukej. Oficeri i policisë skoceze, Megan Bryson, tha se “Iren është banor i ri për Paisley dhe nuk e njeh aspak zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka qenë në kontakt me askënd në vend që kur u pa për herë të fundit”. “Ne besojmë se ai ka pasur një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular”. “Oficerët aktualisht po kontrollojnë CCTV në zonë dhe po punojnë me operatorët e transportit lokal, si dhe kolegët në BTP në përpjekje për ta gjurmuar atë”.

“Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjë informacion që do të ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojë Zyrën e Policisë Paisley me 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut kur të telefononi”. “Ne gjithashtu i kërkojmë Iren që të na kontaktojë, në mënyrë që të sigurohemi se ai është në rregull”, tha për mediat lokale polici skocez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME